×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO në Shqipëri, Peleshi: Stërvitja forcon pozitat tona në rajon

    Insajderi
    30 April 2021 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stërvitja më e madhe, ku merr pjesë ushtria shqiptare, po merr jetë nga ora në orë dhe tashmë përgatitjet për “Defender Europe 2021” janë në fazat e fundit.

    Për të inspektuar këto përgatitje, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përzgjodhi pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”, në pistën e së cilës do të ulen mjetet ajrore të NATO-s. Në fjalën e tij, ministri i mëshoi rëndësisë strategjike që paraqet kjo stërvitje për shqiptarët.

    Ushtarakët e NATO-s do ta zhvillojnë stërvitjen në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, Në Zall-Herr, etj.

    Shqipëria, me 1 mijë ushtarët e saj, do të jetë një nga 16 vendet që do të mirëpresin këtë stërvitjeje. Zyrtarë të lartë amerikanë, civilë dhe ushtarakë, kanë zhvilluar disa takime paraprake, për t’u njohur me ecurinë e përgatitjeve./A2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark