NATO nis misionin “Roja Lindore”, synon të forcojë kufijtë me Rusinë! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    NATO nis misionin “Roja Lindore”, synon të forcojë kufijtë me Rusinë!

    Insajderi
    12 September 2025 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i ri i NATO-s i quajtur “Roja Lindore” që synon forcimin e mbrojtjes së krahut lindor, u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Mark Rutte gjatë një konference për shtyp pas zhvillimeve të shkaktuara nga shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronë rusë.

    Misioni i ri synon të rrisë fleksibilitetin dhe forcën e mekanizmave mbrojtës të vendeve të NATO-s, duke riafirmuar angazhimin e Aleancës për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të anëtarëve të saj.

    Rutte tha se NATO është gjithmonë e gatshme të mbrojë aleatët e saj nga çdo kërcënim.

    “Ne nuk mund të lejojmë që dronët rusë të shkelin hapësirën ajrore evropiane, të NATO-s ose të Aleatëve”, tha ai, duke theksuar nevojën për mbrojtje të fortë të Aleancës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark