
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se trupat ruse ushtarake po vazhdojnë qëndrimin në kufirin me Ukrainën, pavarësisht pretendimit të Moskës se ka filluar tërheqja.
“Kemi parë shenja nga Moska për gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet diplomatike, por deri më tani nuk kemi parë ndonjë de-përshkallëzimi në terren. Përkundrazi, duket se Rusia vazhdon ngritjen ushtarake”, tha Stoltenberg të mërkurën.
“Ne do të vazhdojmë t’i përcjellim një mesazh shumë të qartë Rusisë se jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me ta, por në të njëjtën kohë jemi të përgatitur për më të keqen”.
Vërejtjet e Stoltenberg vijnë vetëm një ditë pasi Rusia njoftoi se disa trupa nga rrethet e saj ushtarake jugore dhe perëndimore kishin filluar të ktheheshin në bazat e tyre pas stërvitjeve, megjithëse Moska ka thënë se stërvitjet ushtarake do të vazhdojnë të mbahen./Insajderi.org