NATO i përgjigjet Serbisë: ROSU nuk ka nevojë të na pyes për ndërhyrje në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO i përgjigjet Serbisë: ROSU nuk ka nevojë të na pyes për ndërhyrje në veri

    Insajderi
    17 January 2017 - 00:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selia e NATO-s ka thënë se KFOR-i nuk ishte informuar për praninë e forcave speciale ROSU të policisë së Kosovës në veri të Kosovës, të shtunën, me 14 janar 2017.

    Në përgjigje të një pyetjeje nga Tanjug nëse forcat speciale të policisë së Kosovës ROSU, kishin miratimin e KFOR-it për të ndërhyrë në veri të Kosovës për të ndaluar trenin i cili të shtunën shkoi nga Beogradi në Mitrovicë, Zyrtari i NATO-s tha se nuk pati një rast të tillë, raporton B92.

    “KFOR-i nuk ka qenë i informuar për praninë e policisë së Kosovës ROSU në veri. Në pajtim me marrëveshjet aktuale dhe mandatin e KFOR-it (që dalin nga Rezoluta 1244 e OKB-së të vitit 1999), institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të informojnë KFOR-in për të vendosur ROSU në veri të Kosovës”, tha për Tanjug zyrtari NATO-s nga selia e Aleancës në Bruksel.

    Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka dhënë ndonjë koment ndaj pyetjes së Tanjug se, në bazë të garancive me shkrim që NATO i ka bashkangjitur në Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, është e nevojshme që policia apo forcat e tjera të armatosura të Kosovës të marrë miratimin e NATO-s dhe komunitetin lokal për të ndërhyrë në veri të Kosovës./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark