Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbatchev, ka akuzuar NATO-n për përgatitje të luftës së “nxehtë” kundër Rusisë. Ai thotë se retorika e përdorur nga udhëheqësit e Aleancës po i shtynë të dyja palët drejt një konfrontimi ushtarak.
“NATO-ja ka nisur përgatitjet për përshkallëzim nga Lufta e Ftohtë drejt një lufte të nxehtë”, citohet të ketë thënë Gorbatchev nga agjencia ruse Interfax.
Komentet e tij u bënë kur liderët e NATO-s u takuan në Varshavë në ditën e fundit të Samitit, në të cilin Aleanca miratoi vendosjen e re të madhe të forcave të armatosura në Evropën Lindore, të cilën lëvizje Moska e kritikoi ashpër.
NATO thotë se lëvizja ishte një përgjigje ndaj aneksimin të jashtëligjshëm të Gadishullit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014 dhe po mbështet separatistët që po i luftojnë forcat e Kijevit në Ukrainën lindore. /Insajderi.com