NATO do ta hapë zyrën ndërlidhëse në Moldavi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    NATO do ta hapë zyrën ndërlidhëse në Moldavi

    Insajderi
    30 March 2017 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i mbrojti planet për hapjen e zyrës ndërlidhëse në Moldavi, duke thënë se ajo mund të ndihmojë në lehtësimin e partneritetit praktik midis dy palëve.

    NATO do ta hapë shpejt zyrën në Kishinev, tha Stoltenberg, pas bisedimeve në Bruksel me kryeministrin e Moldavisë, Pavel Filip.

    Stoltenberg tha se zyra do të jetë si “mision i vogël diplomatik, me vetëm staf civil”.

    Ai tha se aktivitetet e bashkëpunimit midis NATO-s dhe Moldavisë janë kërkuar nga Kishinevi dhe se neutraliteti i vendit është respektuar.

    “Është absolutisht e mundur të forcohet tutje bashkëpunimi ynë me Moldavinë, duke respektuar neutralitetin e Moldavisë”, tha Stoltenberg.

    Qeveria pro-perëndimore e Moldavisë ka nënshkruar marrëveshjen me NATO-n për zyrën ndërlidhëse në muajin nëntor.

    Por, presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, i cili ka marrë detyrën në dhjetor, e ka kundërshtuar planin, njofton rel.

    “Zyra e NATO-s në Kishinev, në një vend neutral, është provokim”, i ka thënë ai Radios Evropa e Lirë në muajin shkurt.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark