Për veprimin e djeshëm në veri të vendit nga Qeveria e Kosovës, ka reaguar NATO. duke thënë se janë të zhgënjyer pasi Egzekutivi nuk u koordinuar me KFOR’in.
Zëdhënsja e NATO’s, Farah Dakhlallah thotë se pavarësisht që ka pasur zotime nga Qeveria e Kosovës që aksione të tilla do të koordinohen me KFOR’in, kjo përsëri nuk është bërë.
“Shumë i zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me@NATO_KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”.