Natyra Kuçi merr mbështetje nga Florin Krasniqi për kandidaturën e saj për Deçanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Natyra Kuçi merr mbështetje nga Florin Krasniqi për kandidaturën e saj për Deçanin

    Insajderi
    24 June 2025 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për kryetare për Komunën e Deçanit nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, ka marrë mbështetje nga Florin Krasniqi për kandidaturën e saj për Komunën e Deçanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Kuçi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se përkrahja e Krasniqit është domethënëse për të.

    “Sot me kënaqësi e takova mikun tim të veçantë, Florinin. Siç e njohin të gjithë, Florini është kontribudhënës i rëndësishëm për Kosovën, si në luftë, edhe pas luftës. Me Florinin diskutuam për Deçanin e nevojën për ndryshim që i duhet. Përkrahja e tij është jashtëzakonisht domëthënëse për mua. Mbi të gjitha, garën për Deçan ma bënë më kuptimplotë e energjike, ashtu qysh është vet Florini! Shihemi në fushatë!”, thuhet në postimin e saj në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark