Navalny transferohet, por s’dihet se ku – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Navalny transferohet, por s’dihet se ku

    Insajderi
    11 December 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikani rus i opozitës Aleksei Navalny nuk është më në objektin e burgut IK-6 Melekhovo dhe është transferuar në një vend tjetër, i cili ende nuk dihet.

    Zëdhënësja e Alexey Navalny tha në mediat sociale se zyrtarët në burgun 6 Melekhovo i thanë avokatit të kundërshtarit rus se ai nuk është më në listat e qendrës së paraburgimit, por ata refuzojnë të thonë se ku është transferuar.

    “Ata sapo dolën nga IK-6 Melekhovo dhe i thanë një avokati se i burgosuri Navalny nuk është më në listën e tyre të të burgosurve. Ata refuzojnë të thonë se ku është transferuar,” tha zëdhënësja e shtypit e Navalny, Kyra Yarmysh në një postim në X.

    Më herët gjatë ditës Yarmysh tha se Navalny është mbajtur i pakomunikuar për gati një javë, ndërsa avokatët e tij nuk janë lejuar të takohen me të në koloninë penale.

    Pas një dënimi 19-vjeçar që iu dha në gusht për akuzat e “ekstremizmit” të konsideruara qartësisht të motivuara politikisht, Navalny pritet të transferohet në një burg të sigurisë maksimale. /A2CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark