Nazmi Sfishta, këngëtar në grupin Aurora, ka dërguar një letër për media nëpërmjet së cilës tregon arsyet pse ka dalë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe pse ka dhënë dorëheqje nga posti si “zyrtar për aktivitete letrare” në Ministrinë e Kulturës.
Në këtë letër, të mbushur me thënie të ndryshme, Nazi thotë se edhe grupi Aurora nuk është më në LDK, dhe se arsyeja ka të bëjë me ikjen dhe largimin nga e keqja.
“E ardhmja është për të ruajturit. Kanë shpëtuar ata që kanë pastruar veten e tyre”, shkruan Nazi në letrën e tij.
Më poshtë është letra e Nazit drejtuar mediave:
Vërtet kjo jetë është sprovë.
Të gabosh është njerëzore por të falesh është hyjnore. Nuk dua të ngritëm duke i shpalosur gabimet e të tjerëve. Teoria është teori, ndërsa praktika është zotërim i teorisë.
Sot, mundem të flas…
Sot, mundem të bëjë me gisht…
Sot, mundem të flas teori të ndryshme…
Sot, mundem ta ngre zërin…
Por nuk dua…
Për vet faktin që kam dhënë dorëheqje nga puna ime në Ministrin e Kulturës dhe për vet faktin që ne grupi Aurora më nuk jemi me LDK-në, konsideroj se kam folur mjaftueshëm.
E ardhmja është për të ruajturit.
Kanë shpëtuar ata që kanë pastruar veten e tyre.
Rruga e mirë është rrugë e vështir por jo më e vështirë se forca përballuese e njeriut.
Asnjë njeri nuk është perfekt. Nuk dua të ngritëm duke i shpalosur gabimet e të tjerëve.
Kush bën keq, i bën vetes së tij keq.
Kush bën mirë, i bën vetes së tij mirë.
Nuk dua të përmendi emra, çdo njeri ka emrin e tij dhe çdo njeri është peng i veprës së tij.
Çka të mbillet korret.
Çdo njeri do të takohet me rezultatin e tij.
E precizoj se nuk dua të ngritëm duke i shpalosur gabimet e të tjerëve.
Jemi afër muajit të bekuar të Ramazanit. Muajit të paqes, mëshirës dhe mirësive të mëdha.
Njeriu duhet të jetë paqësor edhe në situata të vështira.
Në emrin tim dhe në emër të grupit Aurora gjithë myslimanëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në gjithë botën, ju urojmë muajin e bekuar të Ramazanit dhe ju dëshirojmë të gjitha të mirat në përjetësi.
Çdo njeri është mëkatar.
Zoti është falës i madh…
Të nderuar qytetar dhe qytetare për hir të Zotit t’i kthehemi Zotit dhe atëherë do ta kuptojmë lumturinë, shpëtimin, suksesin dhe të gjitha të mirat…
Zoti është me durimtarët dhe me njerëzit e mirë
Me respekt,
Nazmi Sfishta/Grupit Aurora.