Dy goditje të rënda për Chicago Bulls Brenda një nate. Skuadra nga Ilinois përveç se u mund me rezultatin 115-110 nga Denver Nuggets, humbi për arsye dëmtimi edhe basketbollistin e saj më të mirë, Jimmy Butler-in.
Heroi i kësaj ndeshjes ishte Danilo Gallinari. Basketbollisti italian mori për dore Denverin duke realizuar 33 pikë në total. Një paraqitje tejet pozitive zhvilloi edhe Derrick Rose, por 30 pikët e realizuara nga ky i fundit nuk i mjaftuan Chicagos
Fitore në derbi ka arritur San Antonio Spurs. Skuadra e Gregg Popovich kaloi lehtësisht në derbin teksan Dallas Mavericks në shtëpinë e këtyre të fundit me shifrat e thella 90-116.
Kaëhi Leonard me 23 pikë rezultoi lojtari më i mirë mbi parket për Spurs-at që koleksionuan kështu suksesin e 42-të sezonal.
Në anën tjetër, fitoreve i është kthyer edhe Los Angeles Clippers. Kalifornianët mundën në transfertë Orlando Magic me rezultatin 107-93, për meritë edhe të treshes, Chris Paul-Jamal Craëford dhe JJ Reddick, që realizoi në total 61 pikë.
Ekipi nga Florida, Miami Heat, triumfoi në transfertën e Karolinës së Veriut përballë Charlotte Hornets me shifrat 95-98. Dwanye Ëade me 22 pikë, 5 asiste dhe 3 rebound ishte ai që udhëhoqi Miamin drejt fitores numër 29-të në këtë sezon të NBA.
Moment aspak pozitiv për Cleveland Cavaliers që pësoi humbjen e dytë radhazi, pasi u mposht brenda në Quicken Loans Arena nga Boston Celtics.
103-104 ishte rezultati që prodhoi sfida në favor të skuadrës më të titulluar të NBA. 30 pikët e realizuara nga Lebron James nuk i mjaftuan Cleveland-it që u ndëshkua nga loja e mirë e Isaiah Thomas dhe Evan Turner.