Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ta komentojë urimin e fitores dhe mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të Shqipërisë, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Edi Rama është pyetur se çfarë komenti ka për shkrimin e Kurtit në facebook, kryeministri shqiptar refuzoi të komentojë.
“Nc, nc, nc, nc… edhe sikur ta nxjerrësh sondazhin (diskutim i mëhershëm), nuk kam asnjë koment”, ka thënë Edi Rama në Opinion.
Tutje, Rama tha se nuk flet as pas datës 26, pas zgjedhjeve. Ai tha se e shtyen periudhën e mosfoljes.
“Nuk kam thënë ‘do të flas me datën 26’. Kam thënë ‘nuk flas deri me datën 26’. Thjesht shtyj periudhën e mosfoljes”, shtoi Rama.