Ndahen 30 mijë euro për rehabilitimin e kategorive të dala nga lufta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen 30 mijë euro për rehabilitimin e kategorive të dala nga lufta

    Insajderi
    19 August 2016 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka ndarë 30 mijë euro për të dërguar veteranët e luftës së fundit në Kosovë, nëpër qendra mjekësore rehabilituese.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi e njoftoi kabinetin qeveritarë për këtë vendim.

    “Duke marrë parasysh nevojat e kategorive te dala nga lufta, janë ndarë 30 mijë euro, në 3 pjesë për 3 kategori, për t’u rehabilituar në banja”, tha Abrashi.

    Sipas vendimit të qeverisë përfitues të kësaj ndihme do të jenë Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së; Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark