Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka ndarë buxhet shtesë në vlerë prej 40 milionë eurosh për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës për vitin e ardhshëm.
Kurti një gjë të tillë e ka bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës, teksa ka thënë se buxheti tejkalon vlerën e 200 milionë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ndër vendimet tjera, sot kemi edhe vendimin për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në vlerë prej 40 milionë euro, dhe me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë eurosh, apo mbi 2% të Bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s”, njoftoi Kurti.
Kjo është shuma më e lartë buxhetore e ndarë ndonjëherë për FSK-në. /Insajderi.org/