Ndahet nga jeta Frank Sinatra Jr. - Insajderi
×
Kulturë

Ndahet nga jeta Frank Sinatra Jr.

Insajderi
17 March 2016 - 08:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Frank Sinatra Jr, i biri i legjendës së muzikës, i cili kishte një karrierë të gjatë muzikore, u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 72 vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga menaxheri i tij, Andrea Kauffman.

Ai tha se Sinatra ndërroi jetë në një spital, në Daytona Beach, Florida, ku do të mbante një koncert. Nancy Sinatra shkroi në profilin e saj të “Facebook”-ut pak më vonë se vëllai i saj ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Frank Sinatra Jr ndoqi rrugën e të atit në muzikë, ndërsa më vonë u bë edhe dirigjent. Ai u rrëmbye nga anëtarë të një bande kur ai ishte 19 vjeç në një kazino në Lake Tahoe. Babai i tij, Frank Sinatra, pagoi 240,000 dollarë për lirimin e djalit të tij, por shuma e parave iu kthye pas arrestimit të autorëve./tch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark