
Një nga figurat më ikonike të mundjes profesionale, Hulk Hogan, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, pas një sulmi në zemër.
Sipas raportimeve fillestare nga mediat amerikane, legjenda e WWE-së është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida, mëngjesin e së enjtes.
Portali TMZ njofton se ekipet emergjente kanë reaguar pas një telefonate urgjente në numrin 911, që raportonte një arrest kardiak.
Hogan, me emrin e vërtetë Terry Gene Bollea, hyri për herë të parë në skenën e WWE në vitin 1983 dhe u bë shpejt fytyra më e njohur e këtij sporti gjatë viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90. Me pamjen e tij unike, karizmën shpërthyese dhe “HulkaMania”-n që pushtoi botën, ai ndihmoi në transformimin e wrestlingut në një fenomen global.
Në vitin 1993, Hogan u tërhoq përkohësisht nga WWE për të ndjekur një karrierë në aktrim, por gjithmonë mbeti simbol i kësaj industrie.