Ndalesa nga Specialja: Kadri Veselit s’i lejohen as përshëndetjet nga fëmijët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalesa nga Specialja: Kadri Veselit s’i lejohen as përshëndetjet nga fëmijët

    Insajderi
    05 February 2025 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e 5 emrave të aktakuzës që Apeli mund ta rëndojë edhe më, nuk figuron edhe ai i Kadri Veselit.

    Meqë as “Luli” e as 10-shi i luftës nuk akuzohen për tentim pengimi të administrimit të drejtësisë, sikur Hashim Thaçi, 2 nga 3-shja të cilës iu vendosën masa të rrepta mbikëqyrje në paraburgim, kërkojnë modifikim të vendimit që i kufizon kontaktet me jashtë nga nëntori 2023, raporton Klan Kosova.

    Veseli kërkon t’i kthehet e drejta t’i takojë familjarët mëngjes e mbrëmje, si dikur, ndryshe nga tash që i është lënë e hapur vetëm paraditja, apo që gardianët ta lirojnë dorën me telefonatat ditore.

    Nga Gjykata nuk e konfirmuan asnjëherë, mirëpo kur e përfundoi dënimin, Nasim Haradinaj i tha Klanit se Veseli ishte dënuar disa herë pasi njëri fëmijë i tij ishte kyçur pa paralajmërim gjatë telefonatës me fëmijën tjetër.

    Kronikën e plotë e gjeni më poshtë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark