Ndeshja kampionale ndërmjet Novi Pazarit dhe Partizanit të Beogradit është ndërprerë.
Tifozët e kësaj të fundit filluan të thërrisnin emrin e Ratko Mladicit.
E në kundërpërgjigjje të tyre dolën tifozët vendas të cilët filluan të thërrisnin emrin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Emri i Hashim Thaçit ishte provokim i rëndë për Serbinë duke pasur parasysh faktin se ai ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalli Pavarësinë e Kosovës.
Videon e kësaj ngjarje mund ta gjeni më poshtë.