Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi të shpejtë dhe profesional, duke u bazuar edhe në analizimin e kamerave të sigurisë në terren, kanë arritur që ta identifikojnë automjetin e dyshuar të involvuar në rast, të cilin e kanë ndaluar në rrugën “Edit Durham” në Prizren.
Gjatë kontrollit në automjet, policia thotë se kanë identifikuar tre personat e dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Policia ka konfiskuar për ekzaminim edhe automjetin e dyshuar si dhe në funksion të mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive tjera janë realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme, me ç’rast për në polici janë shoqëruar edhe dy të dyshuar tjerë.
Këta pesë persona të dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtëve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore./Insajderi.com