Barcelona ka ateruar në Arabinë Saudite, ku pritet të luhen lojët e Superkupës spanjolle. Ndeshjet e para do të jenë Real Madrid-Atletico Madrid, më pastaj Barcelona-Osasuna. Këto ndeshje do të zhvillohen në kuadër të gjysmëfinales.
Kampioni aktual i Spanjës ka dhënë një mesazh për tifozët blaugranas që do t’i përcjellin ndeshjet e Superkupës spanjolle në Riad.
“Ne ju rekomandojmë që të silleni në publik me respekt dhe vendosmëri, dhe të përmbaheni nga veprimet intime, të çfarëdo natyre seksuale. Kjo mund të përfundojë me ndëshkim”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Barcelonës.
“Marrëdhëniet mes personave të të njëjtës gjini dhe shprehjet e mbështetjes për komunitetin LGBT, qoftë edhe vetëm në rrjetet sociale, i nënshtrohen ndëshkimeve”.
Barça gjithashtu lëshoi rekomandime në lidhje me ushqimin dhe pijet.
“Ne ju paralajmërojmë se është e ndaluar të konsumoni alkool dhe mish derri në Arabinë Saudite. Droga natyrisht është e dënueshme në Spanjë, por në Arabinë Saudite ata mbajnë një dënim të gjatë me burg”, shtoi klubi katalunas, duke shtuar se në Arabinë Saudite, qytetarët të vendeve perëndimore janë objektiva të mundshëm të sulmeve terroriste.