Ndalimi i burkas, arabët anulojnë pushimet në Ticino - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalimi i burkas, arabët anulojnë pushimet në Ticino

    Insajderi
    03 July 2016 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rëndësia e ndalimit nuk duhet të mbivlerësohet. Me 45 mijë bujtje, përqindja e vizitorëve nga vendet e Gjirit është vetëm 2.1 për qind prej vëllimit të të ftuarve – dhe vetëm një pjesë e tyre janë veshur me burka apo nikab.

    Në fillim të korrikut në Ticino të Zvicrës ka hyrë në fuqi ndalimi i burkas. Kjo do të ketë ndikim në turizëm: hotelierët raportojnë për anulimet e pushimeve nga arabët.

    Frika se ndalimi ka një efekt negativ nga shtetet e Gjirit, duket të jetë e vërtetë.

    “Ne kemi marrë anulimet e para të mysafirëve arabë”, thotë Lorenzo Pianezzi, president i Shoqatës së Hotelëve në Ticino për gazeta “Giornale del Popolo”, përcjell albinfo.ch.

    Deri më tani tregu arab në Ticino ishte në rritje. Për të respektuar vullnetin e qytetarëve, duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze ndalimi i burkas. Përgjegjës për zbatimin është policia në Ticino.

    Hotelierët në Ticino, sipas “Tages-Anzeiger”, kanë lënë të kuptohet që mund të lexohet si një thirrje për të mos udhëtuar në kantonin Ticino.

    Ticino Turistike supozon “se mysafiret femra që mbulojnë fytyrat e tyre, në të ardhmen do të duhet të shmangin këtë destinacion. Rëndësia e ndalimit nuk duhet të mbivlerësohet. Me 45 mijë bujtje, përqindja e vizitorëve nga vendet e Gjirit është vetëm 2.1 për qind prej vëllimit të të ftuarve – dhe vetëm një pjesë e tyre janë veshur me burka apo nikab, transmeton.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark