
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) reagon ndaj qëndrimit të fundit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), përmes të cilit u kërkohet komunave të ndalojnë proceset e vlerësimit të pronës komunale për qëllime këmbimi gjatë periudhës zgjedhore.
“Kjo kërkesë është e papranueshme, arbitrare dhe e pabazuar në asnjë dispozitë ligjore. Vlerësimi i pronës përbën një proces teknik dhe përgatitor, i cili nuk ka karakter vendimmarrës dhe nuk ndikohet nga kufizimet ligjore që vlejnë pas shpalljes së zgjedhjeve për vendimet politike të Kuvendeve Komunale”, thuhet ne reagim.
“MFPT, përmes kësaj ndërhyrjeje të paarsyeshme, po cenon drejtpërdrejt autonominë funksionale dhe kompetencat e garantuara ligjërisht të pushtetit lokal, duke krijuar barriera burokratike dhe vonesa të qëllimshme që mund të paralizojnë zhvillimin komunal për një periudhë që shkon deri në mars 2026.
Kjo qasje përbën shkelje të parimeve të decentralizimit, dëmton interesin publik dhe minon punën përgatitore për projekte të rëndësishme në dobi të qytetarëve, të cilat varen nga këmbimi i pronës dhe finalizimi i dokumentacionit teknik. Komunat nuk mund të penalizohen për shkak të fushatës zgjedhore, kur puna e tyre është në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, thuhet ne reagim.
AKK kërkon që MFPT të: