Ndalimi i shamisë në shkollën e Gjakovës, vjen reagimi i Ardian Gjinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalimi i shamisë në shkollën e Gjakovës, vjen reagimi i Ardian Gjinit

    Insajderi
    01 April 2022 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë sot se komuna që ai e udhëheq është shembull i rrallë i bashkëjetesës fetare vëllazërore, transmeton Insajderi

    Duke iu referuar rastit të një shkolle ku një vajze me shami nuk i ishte lejuar vijimi i mësimit, Gjini ka shkruar në Facebook se gabime të tilla si ai i djeshmi nuk bën të ndodhin në të ardhmen.

    “Gabimet dhe mosperceptimi i ndjeshmërive nuk mund të ndikojnë tek asnjë qytetar i komunës së Gjakovës. Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjakovë është institucion jashtëzakonisht i respektuar dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i përfaqëson ndjenjat e besimtarëve myslimanë të komunës sonë. Jemi dakorduar që gabime të tilla si ai dje nuk bën të ndodhin në të ardhmen”, ka thënë ai.

    Falenderova kryetarin e BIK-ut në Gjakovë, Valon Myrtaj dhe Nënkryetarin e këtij institucioni të respektuar fetar, Ahmet Hoxha për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark