×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Ndalimi i laptopëve, panik mes prindërve

    Insajderi
    22 March 2017 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur u lajmërua ndalimi i laptopëve në disa fluturime drejt Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, njerëzit e biznesit në të gjithë botën varën buzët, pasi ata përdorin ato orë të çmuara në avion për të ruajtur ritmin e punës.

    Por është edhe një grup i dytë, që psherëtiu mjaft thellë: prindërit.

    Një përdorues i “Twitter”-it sulmoi absurditetin e lëvizjes së radhës së Trumpit, sipas tij, ndërsa tha se fëmijët e tij nuk bëjnë as një hap pa “iPad”.

    Një tjetër përdori ironinë në mesazhi e tij po në “Twitter”, ku shkroi se të detyrosh fëmijët të bëjnë një fluturim prej 14 orësh pa asnjë ekran është vet një formë terrorizmi.

    Paniku i prindërve nuk është surprizë, pasi dihet se ky grup i popullatës nuk merr kurrë avionin pa një apo dy pajisje elektronike me vete për të argëtuar fëmijët.

    Kur Administrata Federale e Aviacionit lejoi në vitin 2013 pajisjet elektronike në fluturime, ishin pikërisht prindërit që u gëzuan më shumë. Por tani situata ka ndryshuar dhe prindërit duhet të gjejnë mjete alternative që të argëtojnë fëmijët në fluturim.

    Megjithëse ka fëmijë që nuk kanë prekur me dorë një libër tradicional prej letre, këta ekzistojnë ende. Fjalëkryqet apo lojërat formuese (puzzzle) janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të kaluar kohën, fundja fare janë po me prekje, ashtu si ekranët e pajisjeve teknologjike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark