Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar që lëviznin me automjete me targa të huaja në një rrugë ilegale që lidh dy fshatrat ndërkufitare Dobrosin-Stublinë.
Dy personat e dyshuar janë shtetas kosovar.
Policia njofton se gjatë kontrollit të automjeteve të ndaluara, janë gjetur të ngarkuara mallra/pjesë të ndryshme (të përdorura) të automjeteve, pajisje bujqësore dhe mjete tjera pune.
Tutje thuhet se personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet e sekuestruara janë dorëzuar në terminalin doganor.
“Me datën 13.09.2024, gjatë vëzhgimit në brezin kufitar të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në rrugën Stublinë-Doberqan, zyrtarët policorë të angazhuar në planin operativ, pasi kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të personave dhe automjeteve në një rrugë fushore ilegale që lidh dy fshatrat ndërkufitare Dobrosin-Stublinë, ku në hyrje të fshatit Dobërqan kanë ndaluar dy vetura me targa të huaja, të cilat po drejtoheshin nga dy të dyshuarit meshkuj shtetas kosovarë.
Gjatë kontrollit të automjeteve të ndaluara, janë gjetur të ngarkuara mallra/pjesë të ndryshme (të përdorura) të automjeteve, pajisje bujqësore dhe mjete tjera pune.
Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit kompetent, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet e sekuestruara janë dorëzuar në terminalin doganor për numërim, vlerësim dhe procedim nga ana e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.