Ndalohen dy të mitur për sulm seksual në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohen dy të mitur për sulm seksual në Ferizaj

    Insajderi
    01 April 2025 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona të moshës së mitur janë ndaluar për veprën penale “sulm seksual” në Ferizaj.

    Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate të lëshuar të martën.

    Ndaj të dyshuarve është kërkuar edhe masa e paraburgimit.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona të mitur për veprën penale “Sulmi seksual” sipas nenit 229 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, Prokurori i Shtetit ndaj të njëjtëve ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale të lartcekur”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark