Drejtori i “FC Drita”, Valon Zymberi dhe kryetari i tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti janë ndaluar për 48 orë pas një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në një kafiteri në Gjilan.
Lajmin për ndalimin e tyre e ka konfirmuar për Insajderin, Zyra për Informim në Gjilan.
“Ju konfirmojme se tre te dyshuarit qe jane arrestuar nga Policia e Stacionit Policor Gjilan per rastin e ndodhur dje në nje kafiteri te qytetit rreth ores 18:10hrs ju eshte shqiptuar masa e ndalimit prej 48 oreve nga Prokurori i Shtetit”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndalimi i tyre ka ardhur pasi të mërkurën në mbrëmje, drejtori sportiv i FC Dritës, Valon Zymberi bashkë me disa persona tjerë kanë sulmuar fizikisht kryetarin e tifozëve, Intelektualët, Taulant Byqmetin në vendin e tij të punës.
Valon Zymberi e Intelektualët nuk kanë marrëdhënie të mira së fundmi, teksa ky gjest eksalon situatën mes tyre.