Ndalohen pesë të dyshuar me mallra të kontrabanduara në Zveçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohen pesë të dyshuar me mallra të kontrabanduara në Zveçan

    Insajderi
    12 October 2023 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar disa automjete të ngarkuara me mall të dyshuar për kontrabandim në fshatin Kozarevë në Zveçan.

    Mbrëmjen e së mërkurën, njësitë kompetente policore kanë ndaluar pesë automjete të dyshuara, ku nga to katër me targa të Serbisë dhe një me targa RKS, që të gjitha me drejtues kosovarë.

    Gjatë kontrollit të mjeteve janë hasur sasi e konsiderueshme e mallrave (produkte ushqimore dhe higjienike) të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës.

    “Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandim me mallra’, ku të njëjtat procedohen në procedurë të rregullt, ndërsa mjetet e përfshira në rast dhe mallrat e ngarkuara sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor – Mitrovicë për procedura të mëtejme, në koordinim me Doganën e Kosovës për trajtim sipas kompetencave”, njoftoi PK-ja në një komunikatë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark