Ndalohet automjeti me targa të Serbisë, kapet duke kontrabanduar mallra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet automjeti me targa të Serbisë, kapet duke kontrabanduar mallra

    Insajderi
    25 August 2024 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) kanë ndaluar kontrabandimin me disa mallëra në magjistralen Bujanocë-Gjilan, në fshatin Crep, shkruan Insajderi.

    Gjatë një kontrolle, pasi është ndaluar një automjet, është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme tē firmave të mbrojtura.

    Për mallrat e lartshenuara nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë.

    Njoftimi nga Dogana:

    Parandalohet një rast i kontrabandēs me mallra. Prishtinë më 25 Gusht 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS. Në magjistralen Bujanocë-Gjilan në fsh.Crep është ndaluar automjet me targa serbe dhe drejtues një shtetas i Serbisë.

    Gjatë kontrollit tē automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme tē firmave të mbrojtura. Për mallrat e lartshenuara nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë. Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark