Një numër i vogël i protestuesve të lojërave rekreative kanë dalur sot në sheshin e Prishtinës. Komuna ua ka ndaluar të zhvillojnë këto lojëra në shesh me arsyetimin se janë pengesë për qytetarët.
Pronarët e këtyre aktiviteteve thonë se një gjë e tillë po bëhet vetëm për të mirën e qytetarëve duke i argëtuar ata.
Ata për Gazetën Insajderi u shprehen se interesimi i qytetarëve për shfrytëzimin e këtyre lojërave është mjaft i madh.
Ndonëse më herët kishin pasur leje për t’i zhvilluar këto aktivitete, sot atyre po u ndalohet një gjë e tillë.
Ndërsa qytetarët u shprehen të zhgënjyer për mos lejimin e këtyre lojërave.