Ndalohet ezani në Izrael, konsiderohet ndotje akustike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ndalohet ezani në Izrael, konsiderohet ndotje akustike

    Insajderi
    13 February 2017 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni parlamentar i Knesseti-it izraelit ka kaluar ndryshimet në projektligjin i cili parashikon ndalimin e ezanit, duke e çuar këtë akt për miratim në parlament.

    Sipas një lajmi të gazetës, Yedioth Ahronoth, thuhet se komisioni ka përfunduar diskutimet për projektligjin i cili njihet si “ndalimi i ezanit”.

    Në këtë projektligj parashikohet që ezani të mos thirret me zë të lartë nga ora 23:00 deri në orën 07:00. Ndërkohë në ndryshime parashikohen gjoba deri në 200 mijë dollarë për xhamitë që nuk do ta respektojnë atë.

    Projektligji për ndalimin e ezanit me altoparlantë në xhami, me pretendimin se është një ndotje akustike, duhet të diskutohet në 3 seanca plenare të Knesset-it, në mënyrë që të kthehet në një ligj.

    Projektligji i cili ka tërhequr reagime të ashpra nga bota arabe, është dërguar edhe më parë në Knesset, por nuk ka mundur të kalojë.

    Nga ana tjetër Kryeministri i vendit Binyamin Netanyahu, ka deklaruar se mbështet nismën për miratimin e një projektligji që synon ndalimin e ezanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark