Ndalohet fjalimi i Erdoganit në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ndalohet fjalimi i Erdoganit në Gjermani

    Insajderi
    31 July 2016 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë është ndaluar fjalimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan para të pranishmëve që do të mblidhen në tubimin “për demokraci kundër grushtit të shtetit”, i cili do të mbahet sot në Këln, raporton Anadolu Agency.

    Kjo nuk u lejua për shkak të “shqetësimit të policisë së Këlnit për sigurinë e qytetarëve”. Përfaqësuesit e platformës iu drejtuan gjykatës lokale, pasi që edhe kjo ia refuzoi kërkesën, organizatorët iu drejtuan gjykatës më të lartë.

    Organizatori i tubimit është Platforma për demokraci kundër grushtit të shtetit.

    Gjykata e Lartë vendosi në favor të policisë, pas së cilës kërkesa iu dërgua Gjykatës Kushtetuese.

    Edhe Gjykata Kushtetuese u shpreh se policia ka të drejtë dhe mbështeti vendimet e marra më parë.

    Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan sot pritej që përmes një telekonference t’u drejtohet të pranishmëve në tubimin që ishte paraparë për ora 15:00 në Deutzer Werft.

    Kryetari i Unionit të Demokratëve turko-evropian, Zafer Sirakaya, konsideron se nga pikëpamja ligjore, ky vendim nuk ka kurrfarë baze ligjore.

    “Është shumë e qartë se bëhet fjalë për vendim politik”, thotë Sirakaya. Ai shtoi se do të respektojnë vendimin e gjykatës, edhe pse nuk pajtohen me të.

    “Duam të theksojmë se platforma nuk do të veprojë jashtë kornizës ligjore”, tha Sirakaya.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark