Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’’

    Insajderi
    07 March 2025 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar informata se në shtetin e Hungarisë ka shpërthyer sëmundja e kafshëve “Afta Epizootike”.

    Sipas njoftimit zyrtar të ardhur nga Autoritetet hungareze, lajmërimit nga sistemi ADIS – Animals Diseases Information Sistem të BE-së, në shtetin e Hungarisë respektivisht ne zonën kufitare me Sllovakinë, kemi shpërthimin e sëmundjes ‘’Afta Epizootike – FMD’’.

    Andaj bazuar ne Kodin Terrestial të shëndetit të kafshëve, kapitulli 8.8 te WOAH-se, Ligjin e Shëndetit të kafshëve BE dhe Ligjin e Veterinarisë 21/2004, vendoset masa e ndalesës së importit të kafshëve (gjedhe, dele, dhi dhe derra) dhe produkteve të tyre nga shteti i Hungarisë.

    “Afta Epizootike është sëmundje virale, me mundësi përhapje të shpejtë. Prek kafshët dythundrake dhe shkakton dëme ekonomike të mëdha”, thuhet në njoftimin e AUV.

    Tutje, theksohet se nga kjo sëmundjet infektive preken kafshët shtëpiake (lopët, delet, dhitë, derrat) dhe ripërtypësit e egër (drerin, kaprollin) dhe derrat.

    Shenjat klinike të sëmundja: ethe dhe me formim të flluskave që lokalizohen në cipën mukoze së gojës, në gji, kurorën e thundrës dhe në hapësirën ndërmjet gishtore. Sëmundja e Aftës Epizootike nuk përbën rrezik për shëndetin human. Por ka karakter ekonomik në prodhim dhe ndalim të tregtisë.

    “Në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj .Vendi ynë mban statusin e lirë nga sëmundja e Aftës Epizootike”, njofton AUV. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark