×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendej në arrati, ndalohet një i dyshuar për prodhimin dhe përpunimin e paautorizuar të narkotikeve

    Insajderi
    17 September 2024 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se një person është ndaluar pasi dyshohet për veprat penale “Prodhimi përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Po ashtu në njoftim thuhet se i pandehuri gjendej në arrati dhe është paraqitur së bashku me avokatin e tij në zyrat e PSRK-së.

    Ndërkaq, Prokuroria ka lëshuar vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar.

    “Me autorizim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, është ndaluar i pandehuri S.N., i cili është duke u hetuar nga kjo Prokurori për veprat penale Prodhimi përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik neni 268, Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve neni 366 par.1 te KPRK-së.

    I pandehuri gjendej në arrati dhe është paraqitur së bashku me avokatin e tij në zyrat e PSRK-seë Prokuroria ka lëshuar Vendim mbi ndalimin e personit te arrestuar”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark