Një shtetas i Kosovës i cili po voziste një veturë me targa të Serbisë është ndaluar nga policia në fshatin Bistricë të Leposaviqit.
Një gjë e tillë u njoftua në raportin 24-orësh të Policisë.
Sipas PK-së, i dyshuari ka shfrytëzuar rrugët ilegale nga Serbia për t’u futur në Kosovë.
“Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një shtetas kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.