Ndalohet një veturë me katër serbë- Po kontrabandonin mallra pa dokumente - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet një veturë me katër serbë- Po kontrabandonin mallra pa dokumente

    Insajderi
    03 October 2024 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me mallra ushqimore pa dokumente përkatëse.

    Sipas njoftimi të policisë, në veturë ishin katër serbë. Vetura është ndaluar në fshatin Junake në Zubin-Potok të mërkurën.

    Mallrat janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor.

    “Policia gjatë patrullimit ka ndaluar dy automjete  me ngasës meshkuj serb dhe dy pasagjerë meshkuj serb, ku gjatë kontrollit në njërën nga automjetet  është gjetur një sasi e mallrave ushqimore  për të cilat ngasësi nuk posedonte asnjë dokument dhe që dyshohet se i kanë futur përmes rrugëve ilegale.  Me urdhër të prokurorit veturat dhe malli janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark