Ndalohet pasi tentoi të udhëtonte me pasaportë të dyshuar maqedonase – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet pasi tentoi të udhëtonte me pasaportë të dyshuar maqedonase

    Insajderi
    18 December 2016 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një femër ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, duke e treguar pasaportën e Maqedonisë, e cila dyshohet se ishte keqpërdorur.

    “E dyshuara ka tentuar që përmes Aeroportit të Prishtinës të udhëtoj për në Gjenevë dhe në kontroll ka prezantuar pasaportën e Maqedonisë e cila  dyshohet se është keqpërdorur”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Me urdhër të prokurorit dokumenti është konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark