Ndalohet për 48 orë një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet për 48 orë një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

    Insajderi
    15 May 2024 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se M.P, 25 vjeç, është ndaluar në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i janë sekuestruar 25 gramë kokainë dhe një revole me pesë fishekë dhe një thikë.

    “Hetuesit policorë nga Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve, kanë shtuar aktivitetet në realizmi të objektivave për luftimin e trafikimit me lëndë narkotike. Sot, më 15.05.2024, në vazhdën e trajtimit të një rasti, nën dyshimin se një person është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, i njëjti është identifikuar, lokalizuar dhe më pas arrestuar. I dyshuar M.P., (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar), është ndaluar në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gr., lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, po ashtu atij i është gjetur edhe një revole me pesë fishekë dhe një thikë.”

    Më pas është kontrolluar shtëpia e tij, ku janë gjetur 42.5 gramë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë.

    “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda-Prishtinë, në konsultim dhe autorizim të tij, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Prishtinës. Aty janë gjetur edhe 42.5 gr., lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë. Po ashtu si provë materiale janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, një veturë, një telefon dhe prova tjera që lidhen me rastin.”

    I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë.

    “I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark