Ndalohet për 48 orë personi që shqeu Kuranin në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet për 48 orë personi që shqeu Kuranin në Prizren

    Insajderi
    04 March 2025 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës njofton se është arrestuar sot personi që ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, akt i cili i filmua nga kamerat e sigurisë.

    Ai është i dyshuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

    Organet e rendit kanë bastisur shtëpinë ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit.

    Tutje policia bën të ditur se personi në fjalë ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje, dhe se po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Video


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark