Gazetari Leonard Kërquki ka thënë se kryeministri Albin Kurti mund ta mbys grevën e arsimtarëve, duke ua ndale bukën e gojës 45 mijë familjeve – në kulm të inflacionit.
“Por kjo është fitorja më e turpshme që mund ta korr një Kryeministër. Është koha që ata që kane pak dinjitet, e qe janë pjese e këtij pushtetit, t’i thonë Kurtit se rruga qe ka nisur është rruga ma e palavdishme që mund ta shtrojë nje njeri që ka minimumin e ndjesisë për gjendjen e mjerueshme të popullit të vet”, ka shkruar Kërquki, transmeton Gazeta Insajderi.
Reagimi i Kërqukit ka ardhur pas refuzimit të Kurtit që të dialogojë me sindikatat që tash e sa ditë janë në grevë.
BSPK po kërkon nga 100 euro shtesë për punëtorët e sindikatave të përfshira, deri në miratimin e Ligjit për Pagat, i cili tashmë është në diskutim./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe: