“Ndalova luftën në Shqipëri”, Trump përsërit gafën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Ndalova luftën në Shqipëri”, Trump përsërit gafën

    Insajderi
    13 September 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëriti sërish të njëjtin lapsus teksa përmendte luftërat që ai pretendon se ka ndaluar që prej kohës kur mori detyrën në krye të Shtëpisë së Bardhë.

    Gjatë një interviste për Fox News, Trump u shpreh se ia arriti të mbyll konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, që në këtë rast duhet të ishte Armenia, e cila sipas tij kishte shumë vite që vijonte.

    “Unë i dhashë fund luftërave që mendoheshin të pazgjidhshme. Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Vazhduan për shumë, shumë vite”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark