×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve”, Haxhiu reagon për anulimin e Listës së çmimeve të barnave

    Insajderi
    07 June 2024 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bekim Haxhiu nga PDK, ka shkruar sot se se vendimi për anulimin e Listës së çmimit të barnave është fitore për qytetarët.

    Sipas tij me këtë vendim u dëshmua dështimi i qeverisë Kurti në përpjekjen për të rritur çmimet e barnave në interes të kompanive të caktuara farmaceutike dhe në dëm të pacientëve.

    “Ky anulim vjen pas reagimit të vazhdueshëm që kemi bërë pas publikimit të Listës së çmimeve të barnave, miratuar nga Qeveria Kurti e ku çmimet e publikuara të barnave ishin shumë më shtrenjtë se sa janë aktualisht në barnatore. Kësaj radhe ja arritëm të ndalojmë zhvatje milionëshe në dëm të pacientëve”, shkroi Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark