Ndarja e Nobelit për Peter Handke, sot protestohet në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Ndarja e Nobelit për Peter Handke, sot protestohet në Prishtinë

    Insajderi
    14 October 2019 - 07:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndarja e Nobelit për Handke u cilësua vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës por edhe nga njohës të letërsisë botërore.

    Madje, sot në Prishtinë prej orës 11:00 pritet të mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.

    Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

    AShAK është shprehur e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

    Për ndarjen e Nobelit për Letërsi 2019, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, vendimi i Nobel ka sjell dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.

    Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar duke thënë se Komiteti i Nobel-it i ka dhënë çmimin njeriut të gabuar.

    Pas shumë reagimeve që erdhën, foli dhe Akademia Suedeze. Sekretari i përhershëm i saj, Mats Malm, tha për New York Times se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza letrare dhe estetike dhe se “nuk është mandati i akademisë të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark