Një debat i ashpër shpërtheu në spektaklin Prime mes Oltës dhe Drenushës, ku u përfshi retorika që ndau konkurrentët mes “ne të Kosovës” dhe “ju të Shqipërisë”.
Në spektaklin Prime, tensionet mes konkurrenteve arritën kulmin kur Drenusha akuzoi Rovenën për dështim, duke theksuar se Kosova i ka dhënë mundësi për të ecur përpara.
Gjatë përplasjes, Drenusha e kaloi debatin në nivel personal, duke i përmendur Rovenës se “nuk ka pse t’ia ketë inatin” pasi, sipas saj, Rovena nuk ka gjithçka – duke aluduar në karrierë, familje dhe bashkëshort.
Ky moment shkaktoi reagime të ashpra, veçanërisht nga Olta, e cila ndërhyri fuqishëm pas shfaqjes së klipit të përplasjes mes Rovenës dhe Drenushës.
Ajo pati një debat të fortë me Drenushën, pasi nuk u pajtua me fjalët që i tha për Rovenën.
“Nëse ajo (Rovena) ka ardhur për të gjetur burrë, ke qenë shumë e shëmtuar te ky klip, ti ke ardhur aty për t’u ankuar për burrin tënd. Nuk ka asgjë të kërkosh burrë, të bësh familje, ti mund të tallesh me këtë gjë”, u shpreh Olta.