Superylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez janë një nga çiftet e ëndrrave në botën e sportit.
Së bashkua, ata të dy kanë mbi 700 milionë ndjekës në Instagram dhe postojnë vazhdimisht foto të lumtura së bashku. Si raportohet, një ndarje do t’i kushtonte shtrenjtë Ronaldos.
Ronaldo dhe Georgina janë në lidhje nga viti 2017. Supermodelja dhe ylli botëror u njohën në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku ajo punonte si shitëse. Tashmë atë të dy janë çift prej shtatë vitesh. Por sipas revistës portugeze “TV Guia” ka një marrëveshje kontraktuale që rregullon bashkëjetesën e tyre. Ndër të tjera bëhet fjalë edh epërfaktin se Rodriguez do të kishte stabilitet financiar në rast ndarjeje. Për të qenë më të saktë, nëse prishet dashuria, Ronaldo do të duhej të transferonte një shumë prej gati 100 mijë euro në muaj në xhirollogari të Rodriguezit. Ajo do të bëhej edhe pronare e vilës së Ronaldos në Madrid. Prona prej 950 metrash katrorë ndodhet në një parcelë prej 4000 metrash katrorë, të cilën Ronaldo e bleu për 5 milionë euro në vitin 2010.
Klauzolën e dashurisë thuhet se e kanë bërë menjëherë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Alana Martina. Ronaldo po ashtu ka djalin Cristiano Junior dhe bijakët Eva dhe Mateo.
Pasuria e Ronaldos vlerësohet rreth 650 milionë euro. Në klubin e tij aktual Al-Nassr në Arabinë Sauditë, ai fiton 200 milionë euro në vit, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në Botë.