Ndarjet e VIP shqiptare që ‘shokuan’ publikun – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ndarjet e VIP shqiptare që ‘shokuan’ publikun

    Insajderi
    31 December 2024 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku
    Prej kohësh rrjeti po zien nga lajmet se këngëtarja i ka dhënë fund me aktorin e humorit, madje janë në një proces divorci. Ndarja e tyre vazhdon të bëjë bujë mediatike, duke u ushqyer edhe nga ish çifti.

    Princ Leka dhe Elia Zaharia
    Shokuese dhe e papritur ishte edhe ndarja e çiftit “mbretëror”, Princ Leka dhe Elia Zaharia. Përpara se çifti të arrinte në pikën e një divorci traumatik me pretendime për dhunë nga të dyja palët, që u shoqërua me një video që u bë virale ku Elia përzinte Princin nga pallati, ky i fundit u përfol se kishte lënë pas marrëdhënien disa vjeçare me Elian, pas njohjes me Blerta Celibashin, një fotografe 26 vjeçare.

    Sara Hoxha dhe Ledri Vula
    Çifti janë komentuar shumë, pasi ata ishin shumë të pëlqyer nga publiku, ndërsa herë pas herë nuk kanë munguar as disa “sinjale” që duket se flasin mes rreshtash për ndarjen sipas atyre që ata postojnë në rrjete sociale. Ledri e ka konfirmuar se janë ndarë dhe se lidhjen me të bijen e ka të fortë.

    Arbenita dhe Fero
    Pas pretendimeve të modeles për dhunë fizike, ndërsa reperi Fero e akuzonte përmes një postimi Arbenitën për rrëmbimin e vajzës së tyre dhe pretendimet marrëdhënia e dyshes, dikur shumë të dashur nga publiku, ka përfunduar në dyert e gjykatës së Kosovës. Ndarja bënë bujë edhe më tej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark