×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ndërhyrja brutale e politikës – Agjencia e drejtuar nga njeriu i Kurtit godet Blerim Isufajn

    Insajderi
    23 February 2022 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një muaj pas shpalljes së kandidaturës për kryeprokurorë të shtetit, Agjencia Kundër Korrupsionit ka parashtruar kallëzim penal kundër Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, për veprën penale raportimi i rremë i pasurisë, shkruan Insajderi.

    Më 17 janarë është hapur konkursi për këtë pozitë dhe do të jetë i hapur për 15 ditë. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar listën prej gjashtë kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Blerim Isufaj është njëri ndër gjashtë kandidatë që pretendon të marrë postin e kryeprokurorit të shteti.

    Lajmin e ka konfirmuar Agjencia Kundër Korrupsion përmes një përgjigje me shkrim për “Betimin për Drejtësi”.

    “Agjencia kundër Korrupsionit ka përcjell kallëzim penal kundër Blerim Isufaj, vepra penale nga neni 430 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, me datë 15.02.2022 në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

    Në krye të kësaj agjencie është njeriu që mbështeti fuqishëm Vetëvendosjen në zgjedhjet e 14 shkurtit, Ylli Buleshkaj. Ai në fund të viti 2021 u ‘shpërblye’ me pozitën e drejtorit në Agjencinë kundër Korrupsionit.

    Në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, mbledhjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po mbaheshin me tensione të shumta. Kjo pasi KQZ kishte kërkuar një mendim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, lidhur me kandidatët nëpër lista që ishin shpallur fajtorë për vepra penale.

    KGjK i kishte rekomanduar/ përgjigjur KQZ-së, që kandidatët me vepra penale, të mos certifikoheshin, ashtu siç e kërkon edhe ligji. Mes këtyre emrave, ishte edhe numri një në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti (tani kryeministër).

    Derisa në Kosovë, po zhvillohej debat i zjarrtë lidhur me këtë çështje, çdo mendim e rekomandim atëkohë dukej se kishte rëndësi të madhe. I tillë ishte edhe rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, që kryesohet nga Yll Buleshkaj, e që rekomandimi i tij ishte që ‘të certifikoheshin të gjithë kandidatët’.

    “Ne i kemi udhëzu ashtu siç mendojmë që është dashtë të veprojnë, pra të certifikohen të gjithë”, pati deklaruar vet Buleshkaj në një prej deklaratave në janar 2021.

    Duke qenë se rekomandimi i Zyrës që udhëhiqte Buleshkaj, ishte në kundërshtim me rekomandimin e KGjK-së, partitë si PDK e LDK, e quanin si ‘shkelje të demokracisë’, rekomandimin e Zyrës së udhëhequr nga Buleshkaj.

    Vet Buleshkaj, ishte justifikuar se nuk kishin pasur kohë t’i shqyrtonin të gjitha rastet. Pas kësaj kohe Buleshkaj u bë një prej personave të preferuar të Lëvizjes Vetëvendosje./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark