Shkencëtaret janë duke e përdorur lojën e famshme të vizatimit “Pictonary” për të dhëne idenë sipërfaqësore të inteligjencës artificial.
Hulumtuesit e Inteligjencës Artificiale (IA) në institutin Allen te Inteligjencës Artificiale në Seattle, kanë zhvilluar një version të një loje të quajtur “Iconary” për të mësuar koncepte abstrakte të IA nga figurat, raporton Independent, shkruan Insajderi.
Iconary është bërë publike më 5 Shkurt për të inkurajuar njerëzit të luajnë lojën me pjesëtarët e IA te Allen. Duke mësuar nga njerëzit,hulumtuesit besojnë se do të arrijnë të zhvillojnë më shumë koncepte të arsyeshme mbi inteligjencën artificiale.
Iconary është një sistem i IA, I cili për herë të parë është bërë si një lojë bashkëpunuese me një lojtar njerëzor në vend që të luajnë në mënyrë kompjuterike kundër tyre, deklaron faqja zyrtare e Iconary.
Lojtarët mund të zgjedhin të vizatojnë një imazh apo të gjejnë një figurë që stafi i IA të Allen ka vizatuar. Vështirësia radhitet prej frazave të thjeshta si “Një grua duke gjuajtur një top” deri te ato më komplekse si “Duke kremtuar një festival”
Çështje thelbësore është se IA nuk i ka parë këto fraza me parë dhe duhet ose të supozojë ato nga imazhet e nxjerra nga lojtari njerëzor, ose t’i përcjellë tek njeriu përmes serive të veta të imazheve.
“Ky është një hap i parë drejt shfrytëzimit të kuptimit të përbashkët,” tha Aniruddha Kembhavi, një shkencëtar kompjuterësh që punoi në projekt.
Shkencëtari kompjuterik Ali Farhadi shtoi: “Ne donim të ndërtojmë një sistem të IA që mund të bashkëpunojë me qeniet njerëzore dhe në të njëjtën kohë mëson se si njerëzit mendojnë, se si veprojnë … Unë në fakt ndjej se ky sistem po lidhet për mua thellë në mendimet e mia “./Insajderi.com