×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) shpall konkurs për Mbikëqyrës/e i/e Njësisë për Mirëmbajtje Ndërtimore

    Insajderi
    14 November 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    K O N K U R S

    Për plotësimin e vendit të punës

    Titulli i vendit të punës: Mbikëqyrës/e i/e Njësisë për Mirëmbajtje Ndërtimore

    I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit për Mirëmbajtje të Rregullt dhe Intervenime

    Niveli i pagës: 5

    Orët e Punës:  40 orë në javë

    Kohëzgjatja e Kontratës: Në kohë të caktuar  12 muaj me mundësi vazhdimi (puna provuese 3 muaj)

    Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë (selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

    Detyrat e përgjegjësitë:

    1. Është përgjegjës/e për realizimin e objektivave të caktuara nga Udhëheqësi/ja i/e Divizionit për Mirëmbajtje të Rregullt dhe Intervenime (DMRrI);
    2. Ndihmon Udhëheqësin/en e Divizionit për Mirëmbajtje të Rregullt bashkë me Mbikëqyrësit e Njësive tjera në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave për DMRrI-në;
    3. Koordinon punët me grupet dhe Divizionet e tjera të NPB-së në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me NPB-në;
    4. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta ku është i/e thirrur për nevojat e DMRrI-së apo të NPB-së;
    5. Organizon, koordinon, udhëheq dhe mbikëqyr punën në njësinë përkatëse, duke u koordinuar me njësitë dhe shërbimet tjera të DMRrI-së;
    6. Cakton planin dinamik të punëve, kontrollon dhe e mbikëqyr atë në funksion të realizimit të objekteve të caktuara nga Udhëheqësi/ja i/e Divizionit;
    7. Kontrollon cilësinë e punimeve gjatë mirëmbajtjes së objekteve konform planit operacional të DMRrI-së, bazuar në kontratën e lidhur me konsumatorët dhe dokumentacionit tekniko-investues;
    8. Merr pjesë në përgatitjen e çmimores së produkteve apo shërbimeve të ofruara nga DMRrI-ja, si dhe përgatitjen e specifikave të materialit apo mjeteve që parashihet të blihen;
    9. Bën matjen e objekteve, nxjerrë paramasat, llogaritë si dhe përcakton llojet e materialeve të cilat duhet te përdoren;
    10. Shqyrton kërkesat, ankesat e palëve që kanë të bëjnë me Njësinë përkatëse në kuadër të DMRrI-së;
    11. Menaxhon me kërkesat/detyrat që ndërlidhen me shërbimin e mirëmbajtjes dhe bën distribuimin e tyre tek grupet përkatëse;
    12. Planifikon blerjen e materialeve dhe mjeteve të punës konform objektivave të përcaktuara nga DMRrI;
    13. Përpilon kërkesat për tenderimin e materialit shpenzues dhe mjeteve të nevojshme për shërbimin e pastrimit konform nevojave të njësisë;
    14. Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e planeve dhe aktiviteteve operative të përcaktuara nga Udhëheqësi/ja i/e Divizionit;
    15. Mbikëqyr dhe është përgjegjës/e për shpenzimet e mallrave, produkteve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me njësinë përkatëse;
    16. Mban evidencë për të gjitha punët të cilat realizohen nga njësia;
    17. Menaxhon procesin e sistemimit, arkivimit dhe procesimin sofuerik të dokumentacionit relevant me njësinë apo me DMRrI-në;
    18. Përgatit raportet e punës në baza të rregullta;
    19. Bën vlerësimin e secilit të punësuar në njësinë që mbikëqyr në baza mujore, gjashtë mujore dhe vjetore;
    20. Propozon tek Udhëheqësi/ja i/e Divizionit përkatës emërimet në pozita adekuate ose masa disiplinore për punonjësit/et i/e njësisë në bazë të performancës së tyre;
    21. Siguron që niveli i punonjësve, pajisjet dhe sistemet e punës t’i kenë adekuate për përmbushjen e funksioneve të DMRrI -së;
    22. Siguron që stafi të ketë kualifikimin dhe trajnimet e duhura, mban një pasqyrë për nevojat për trajnime dhe propozon trajnime të nevojshme;
    23. Kryen dhe detyra tjera që ndërlidhen me detyrat e punës të cilat i ngarkohen nga Udhëheqësi i Divizionit.

    Kualifikimet:

    • Diplomë e shkollës së mesme, preferohet diploma universitare;

      • Përvojë pune së paku 2 vite, e preferueshme në mbikëqyrje dhe organizim të punëve në lëmin të ndërtimit;

      • Patentë shofer kategoria B, preferohet patentë shofer në kategoritë tjera relevante për mjete transportuese dhe mjete të rënda të punës;

    • Preferohen kurse dhe trajnime tjetra gjatë karrierës profesionale.

     Aftësitë:

     • Njohuri në planifikim dhe kontroll;

     • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;

     • Etikë në punë dhe integritet;

     • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;

     • Të jetë i/e gatshëm/me të punojë natën dhe fundjavave;

       • Duhet të jetë në gjendje të lexoj, kuptoj manualet që kanë të bëjnë me makinat dhe procesin e ndërtimit;

     • Njohje të shkëlqyer të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me Ndërtimtari;

     • Të ketë kujdes të shtuar dhe të respektoj normat për sigurinë në punë;

     • Të jetë i/e gatshëm/me të punojë në objekte me lartësi të madhe;

     • Të jetë në gjendje të bëj paramasat dhe parallogaritë për investimet ndërtimore;

     • Të jetë i/e gatshëm/me të punojë në të gjitha kushtet atmosferike;

     • Të jetë i/e gatshëm/me të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata kohore;

       • Aftësi në zgjidhjen e problemeve lidhur me çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;

     • Të ketë vetë iniciativë dhe qasje konstruktive;

     • Të ketë etikë dhe integritet në punë.

     Mënyra e aplikimit;

      Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në adresën: [email protected].

    Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e konkursit do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

    Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

    • Aplikacioni i NPB-së;
    • Dëshmia e Shkollës së Mesme ose Diploma Universitare;
    • Jetë Përshkrimi (CV)
    • Dëshmia mbi përvojën e punës së paku 2 vite, e  preferueshme në mbikëqyrje dhe organizim të punëve në lëmin të ndërtimit;
    • Preferohen kurse dhe trajnime gjatë karrierës profesionale;
    • Dëshmia për patentë shofer kategoria B,  preferohet patentë  shofer në kategoritë tjera relevante për mjete transportuese dhe mjete të rënda të punës;
    • Certifikatën e gjendjes penale të lëshuar nga Gjykata, e cila dëshmon që nuk jeni i/e dënuar apo nën hetime (duhet të jetë jo më e vjetër se gjashtë muaj);
    • Kopjen e letërnjoftimit;
    • Çertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës (vetëm kandidati/ja i/e përzgjedhur)

    Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:

    • Konkursi publik është i hapur deri më 14.11.2024;
    • Faza e verifikimit paraprak të aplikacioneve deri në 7 ditë;
    • Faza e testit me shkrim 10 ditë pas fazës së verifikimit;
    • Faza e intervistës deri në 7 ditë pas shpalljes së rezultateve të testit me shkrim;
    • Publikimi i rezultateve deri 5 ditë pas vlerësimit të intervistës.

    Shënim:. Aplikacionet që arrijnë pas afatit të përcaktuar në konkurs dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

    Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit;

    • Vlerësimi i kandidatëve zhvillohet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë);
    • Testi me shkrim – maksimumi 70 pikë;
    • Intervista – maksimumi 20 pikë
    • Jetëshkrimi – maksimumi 10 pikë.

    Ndërmarrja Publike Banesore ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë burrë apo grua dhe nga të gjitha komunitetet në Republikën e Kosovës.

      Shpallja është e hapur që nga data 14.11.2024 deri më 28.11.2024 në ora 23:59.

    Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel.: 038 553 311.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark