"Ndërprerësit e Kuvendit"- Kurti krahason deputetët e opozitës me qarqe elektrike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ndërprerësit e Kuvendit”- Kurti krahason deputetët e opozitës me qarqe elektrike

    Insajderi
    26 May 2025 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një krahasim mes ndërprerësve të qarqeve elektrike dhe “ndërprerësave në Kuvend të Kosovës me pamundësi kuorumi nga opozita”.

    Duke folur për studimet në Fakultetin teknik, Kurti ka komentuar edhe bllokadën në Kuvendin e Kosovës ku fajësoi deputetët e opozitës.

    “Më vonë kam studiuar pak më ndryshe, por sërish të shkencat natyrore dhe fushat teknike, që i përngjajnë këtyre qarqeve elektrike këtu, me rezistenca, kondenzatorë, rrymë edhe me ndërprerësa, ndonëse jo me ata ndërprerësat në Kuvend të Kosovës me pamundësi kuorumi nga opozita”.

    “Për herë të parë gjatë këtij mandati e kemi bërë realitet arsimin dual në shkollat tona profesionale, sepse është prioritet kyç i qeverisë sonë. Ky model ndërthur teori me praktikë dhe i afron të rinjtë me tregun real të punës”, ka vijuar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark